Showtime

Vajza e Valdrin Sahitit: Në intervista jam e turpshme, më shumë e dua babin – motrën nuk e dua

02/15/2026 12:29
nga:G B

Bella, vajza e dizajnerit të njohur Valdrin Sahiti, ka dhënë një intervistë të sinqertë në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.

Ajo ka folur për ndjesitë e saj rreth intervistave dhe për marrëdhënien me prindërit e saj.

Bella ka shprehur se kur është në intervista ndihet pak e turpshme dhe ka vështirësi të flasë, por është më e hapur në rrjetet sociale.

“Babi ma përzgjodhi veshjen, më tha fustan apo pantolle, unë zgjodha pantolle. Në publik jam e turpshme. Nëse jam duke u intervistuar e kam problem të flas, nuk është si në social media.

“Edita është shumë motivuese dhe qesharake. Ajo më bën të qeshë gjatë gjithë kohës. Edhe babin është se dizajneri edhe është shumë i mirë. I dua dhe i pëlqej të dy, por më shumë babain.

Ajo tha se prindërit nuk i duken shumë çift i mirë, pasi zihen goxha.

Derisa për motrën tha: “Parisin e dua pak, është e bezdisshme”.

Bella foli edhe për udhëtimet e saj në Dubai, Amerikë e Itali.