Lajme

Vajza e të moshuarës që u keqtrajtua në Pejë tregon si është gjendja e nënës së saj

11/02/2022 21:43
nga:Y I

Zhaneta Nura, vajza e gruas e cila u maltretua fizikisht dhe psiqikisht nga një infermiere, dha se ajo tash është mirë dhe është qetësuar.

Nura tha se me të marrë lajmin për dhunën e ushtruar ndaj nënës së saj, e ka tërhequr atë nga qendra për të moshuar.

Bija e gruas së moshuar e cila është keqtrajtuar fizikisht në një qendër për të moshuar në Pejë, nën emocione ka thënë se është e tronditur nga dhuna e shfaqur ndaj nënës së saj.

Nura u shpreh se para katër dite në vizitën e saj, në qendrën për të moshuar, ka vërejtur shenja dhune në faqen e nënës së saj, por që nuk ka besuar se këtë mund ta kishin bërë punëtorët e qendrës.

Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës, i ka arrestuar tri infermieret të cilat shihen në videon e postuar në rrjete sociale./RTV Dukagjini/

Flet vajza e të moshuarës që u keqtrajtua në Pejë- Kemi paguar nga 600 euro në muaj në atë rezidencë!