Lajme

Vajza e plagosur në kokë nga sulmet iraniane po operohet

04/14/2024 12:45
nga:G B

Nga sulmet e Iranit në Izrael është plagosur një vajzë e moshës 10 vjeç

Vajza, e cila është nga një qytet beduin, aktualisht ndodhet në një njësi të kujdesit intensiv, pasi mori një plagë të madhe në kokë, raporton Times, përcjell klankosova.tv

Raportohet se ajo u plagos pasi predha nga një raketë ra në shtëpinë e familjes së saj.

Izraeli thotë se ka kapur shumicën dërrmuese të raketave të lëshuara nga Irani, por ka pasur një numër të vogël që kishin shkaktuar dëme.