Lajme

“Vajza e mitur dyshohet se u dhunua në shtëpi”, dy raste të dhunimit në Kosovë, një i arrestuar

08/18/2024 09:03
nga:G B

Dy raste të dhunimit të dy viktimave të gjinisë femërore kanë ndodhur në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Sipas raportit të Policisë, me 16 gusht një person është arrestuar në Rugovë të Pejës, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare.

“Rugovë, Pejë 16.08.2024. Me datë 17.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datë 16.08.2024 dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur dje në Zubin Potok, ku sipas raportit të Policisë, thuhet se nëna ka lajmëruar në polici se vajza e saj e mitur është dhunuar në shtëpinë e saj nga një mashkull.

“Zubin Potok  17.08.2024 – 10:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se dyshon që vajza e saj e mitur është dhunuar nga një mashkull në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. I dyshuari i mitur është shoqëruar në stacionin policore dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Blic/