Sporti

Vajza e Luis Enriques e zyrtarizon lidhjen me yllin e Barcelonës

01/17/2022 21:54
nga:E K

Duket se transferi i ri i Barcelonës, Ferran Torres nuk është rikthyer në Spanjë vetëm për arsye të karrierës.

Ai ka bërë publike lidhjen e tij me Sira Martinez.

21-vjeçari postoi një fotografi në Instagram Stories te Siras, që është vajza e përzgjedhësit të Spanjës, Luis Enriques.

Fotografia e publikuar nga Ferran Torres u rishpërnda nga Sira në profilin e saj në Instagram.

Sira Martinez është vajza e Luis Enriques dhe është një sportiste premtuese në garën e kalërimit dhe polo.