Lajme

Vajza e Jakup Krasniqit mban premtimin dhënë babasë, shkon në Hagë për t’u fejuar

11/27/2022 14:00
nga:Astrit Gashi

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka shkuar në Hagë për ceremoninë e fejesës së saj për të qenë më afër babait të saj.

Ajo, përmes Instagramit ku njoftoi për fejesën, tha se këtë ia kishte premtuar babait të saj.

“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhashë diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!”.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që e uruan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gresë J. Krasniqi (@gresakrs)