Lajme

Vajza dhe gruaja e Kurtit nuk i blenë – shkuan në Kanë me fustane të huazura!

07/16/2021 22:54
nga:M K

Vajza dhe gruaja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në paraqitjen e tyre në festivalin e Kanës në premierën e filmit kosovar “Pa vend”, patën të veshur fustanet e disenjatorëve Teuta dhe Lirika Matoshi.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook në të cilin ka thënë se këto fustane janë huazuar nga disenjatoret dhe ato sërish do të kthehen.

“I quajtur “The Strawberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë. Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës”.

“Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve”, ka thënë Kelmendi.