Sporti

Uzuni shënon gol në La Liga ndaj Sociedad

03/09/2024 19:11
nga:E K

Skuadra e Granandas ka kaluar në epërsi ndaj Real Sociedad në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni.

Uzuni shënoi një gol të bukur nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 21’të.

Kujtojmë që ky ishte goli i tetë i Uzunit në La Liga këtë sezon.