Sporti

Uzuni nuk di të ndalet, “bomberi” shqiptar kalon në avantazh Granada

05/05/2023 22:22
nga:E K

Myrto Uzuni është duke kaluar sezonin e tij më të mirë me fanellën e Granada në La Liga 2.

Në këto çaste, është duke u luajtur ndeshja mes Alaves dhe Granada, ku miqtë kanë kaluar në avantazh.

Autori i golit është pikërisht Uzuni me anë të një 11 metërshi në minutën e 22-të të pjesës së parë. Sulmuesi shqiptar ka tentuar të driblojë portierin, por ky i fundit ka kapur këmbët e tij dhe jo topin.