Sporti

Uzuni në bankën rezervë për ndeshjen e Granadës kundër Osasunas

10/20/2023 20:19
nga:E K

Sot me fillim nga ora 21:00, Osasuna do të përballet me Granadan e Myrto Uzuni.

Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare dhe sulmuesi shqiptar ndeshjen do ta fillojë nga banka rezervë.

Formacionet zyrtare:

Osasuna: Herrera, Areso, Avila, Budimir, Catena, Garcia, Pena, Moncayola, Torro, Oroz, Gomez

Granada: Ferreira, Boye, Fernandez, Gumbau, Melendo, Miquel, Neva, Rubio, Shanchez, Villar, Zaragoza.

Uzuni këtë sezon ka zhvilluar nëntë paraqitje në La Liga ku ka shënuar edhe tri gola.

Sulmuesi po ashtu luajti me Shqipërinë në miqësoren ndaj Bullgarisë, derisa kundër Çekisë nuk u inkuadrua në lojë.