Shqipëria pësoi humbje minimale në udhëtim ndaj Spanjës.
Goli i Myrto Uzunit nuk i siguroi Shqipërisë barazim në Barcelonë, shkruan GazetaBlic Sport.
Spanja shënoi dy herë me anë të Torres dhe Dani Olmo, për epilogun e ndeshjes prej 2-1.
Pas ndeshjes ka folur autori i golit të Shqipërisë, Myrto Uzuni, i cili tha se pas kritikave të marra për rastet e humbura me Anglinë dhe Hungarinë u ndje shumë keq personalisht, duke vazhduar tha se e meriton të jetë titullar te formacioni i Shqipërisë.
“Gjithmonë pësojmë gol në minutat e fundit pasi kundërshtarët të imponojnë në luash kështu. Me pak përqendrim mund ta kishim evituar humbjen. Mendoj se kemi lojtarë të mirë, dh unë e meritoj të luajë nga fillimi. Nuk mund t’i ndaj shokët. Me të gjithë do të përshtatesha.
Në aspektin personal ndjehem i lumtur për golin se punoj fort dhe jap maksimumin. Sa i përket humbjes nuk ndjehemi mirë se ishte një rezultat në fund që na mërzit se ishin minuta e fundit. Unë besoj te vetja dhe ky besim më ka sjellë këtu, Gjithmonë besoj se do të kem shanse dhe është futbolli kështu.
Në momentin e golit festova ashtu se jam kritikuar shumë në Shqipëri për rastet ndaj Hungarisë dhe Anglisë. Ka qenë periudhë e vështirë për mua se kam marrë mesazhe të shumta në rrjete sociale dhe jam ndjerë keq. Jam ndjerë keq për ata momente, ky gol ishte që e prisja prej kohësh”, tha Uzuni.
/GazetaBlic Sport/


