Sporti

Uzuni dhe Cikalleshi nuk ftohen nga kombëtarja shqiptare për Kampionatin Evropian

05/27/2024 16:25
nga:Lorik J

Dyshja e sulmit, Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni nuk janë ftuar nga Kombëtarja Shqiptare për Kampionatin Evropian, Euro2024.

Uzuni dhe Cikalleshi që në të kaluarën ishin pjesë e rëndësishme e kombëtares nuk kanë marrë ftesë nga Sylvinho për Kampionatin Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Në vendin e tyre janë ftuar dyshja, Arbër Hoxha dhe Mirlind Daku.

Arbnor Muja poashtu nuk u ftua, por sulmuesi nuk gjeti formë të mirë në Turqi, pas largimit nga Antwerp.

/GazetaBlic Sport