Sporti

Në momentin më të duhur, Kosova kërkon fitoren e parë në histori ndaj Sllovenisë

11/15/2025 15:16
nga:Mergim Rreci

Sot, Kombëtarja e Kosovës përballet me Slloveninë në ndeshjen më të rëndësishme të saj, një përballje që mund të vendos shumë për ambiciet e saj kualifikuese dhe pozicionin në grup.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45, me ‘Dardanët’ që kërkojnë një rezultat historik në kryeqytetin slloven, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova e kërkon poashtu fitoren e parë ndaj Sllovenisë, sepse nuk ka arritur ende që ta mposht këtë kundërshtar, duke pësuar dy humbje dhe duke barazuar në ndeshjen e fundit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

/GazetaBlic Sport/