Sporti

Serena Williams dhe Lewis Hamilton do të investojnë 26 milionë dollarë në blerjen e Chelseas

04/21/2022 12:38
nga:Mergim Rreci

Serena Williams dhe Lewis Hamilton i janë bashkuar konsorciumit të udhëhequr nga biznesmeni Martin Broughton për të blerë Chelsean.

Sipas Sky Sports, tenisti dhe shoferi i Formula 1 do të investojnë rreth 12 milionë euro secili për të marrë pjesë në projekt – me klubin që pritet të shitet për 2.5 miliardë së shpejti, përcjell GazetaBlic Sport.

Broughton dikur ishte kryetar i Liverpool dhe British Airways.

Kampionët e Ligës së Kampionëve, Chelsea, janë në shitje që nga marsi, kur pronari rus Roman Abramovich u godit nga sanksionet e qeverisë britanike për lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin.

Banka që menaxhon shitjen do të jetë në gjendje t’i paraqesë qeverisë propozimet e shitjes në fund të kësaj jave.

/GazetaBlic Sport/