Sporti

Milani intensifikon bisedimet me Allegrin, Vincenzo Italiano do të zgjasë kontratën e tij me Bolognan

05/28/2025 13:57
nga:Mergim Rreci

Milani ka intensifikuar bisedimet me Massimiliano Allegrin, pasi një nga objektivat e tyre kryesorë për stolin, Vincenzo Italiano, do të zgjasë kontratën e tij me Bolognan.

Disa burime në Itali pretendojnë se Milani ka intensifikuar bisedimet me Allegrin, ish-trajnerin e tyre nga viti 2010 deri në vitin 2014, transmeton GazetaBlic Sport.

Gazzetta dello Sport, Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com pretendojnë se Allegri është bërë objektivi kryesor i kuqezinjve pas zgjatjes së afërt të kontratës së Italianos me Bologna.

Italiano u takua me drejtuesit e Bolgonas këtë mëngjes dhe ra dakord të zgjasë qëndrimin e tij në Dall’Ara deri në vitin 2027.

/GazetaBlic Sport/