Sporti

Mori një goditje të fortë nga Gosens, Pavard: Isha pa ndjenja për 15 sekonda

06/16/2021 10:27
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Gjermanisë, Robin Gosens i dha një goditje mbrojtësit të Francës, Benjamin Pavard, të cilin e la pa ndjenja në fushë.

Ishte një duel ajror në luftën për top, atje ku Gosens e goditi kundërshtarin e tij në fytyrë, shkruan GazetaBlic Sport.

Benjamin Pavard ka zbuluar se ka qenë pa ndjenja për 15 sekonda në ndeshjen ndaj Gjermanisë, por vazhdoi të luante vazhdimisht.

“Mora vërtet një shok. Isha pa ndjenja për 10 deri në 15 sekonda”, deklaroi ai.

Kujtojmë që ky Kampionat Evropian po përcjellet me lëndime të shumta të futbollistëve.

/GazetaBlic Sport/