Sporti

Forma e mrekullueshme e Giroud, klubi dëshiron një kontratë të re me të

09/13/2022 17:34
nga:Mergim Rreci

Olivier Giroud po vazhdon me formën e tij fantastike tek skuadra e Milanit. 

Ai nuk ka të ndalur me golat e tij dhe kjo gjë i ka mahnitur drejtuesit e klubit, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas “Tuttosport”, Milan po mendon të rinovojë kontratën me Giroud. Ai ka një marrëveshje aktuale deri në fund te sezonit dhe të dyja palët duhet të bien dakord për vazhdimësi.

Në gjashtë ndeshje, francezi ka shënuar 3 gola këtë sezon, por gjithashtu performanca e tij ka kënaqur drejtuesit e klubit. Ai sezonin e kaluar shënoi 11 gola në 29 ndeshje, duke u bërë një pjesë shumë e rëndësishme e Milanit që u shpall kampion në Serie A.