Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, Sebastien Haller ka realizuar katër gola, ndërsa Ajaxi ka shënuar fitore të thellë 5:1 në udhëtim ndaj Sportingut të Lisbonës në Grupin C të Ligës së Kampionëve.
Haller është bërë vetëm lojtari i dytë pas Marco van Bastenit që ka shënuar katër gola në debutim në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai shkëlqeu me paraqitjen e tij në këtë takim dhe si rezutlat i kësaj e ka fituar edhe çmimin e futbollistit më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.



