Oleksandr Usyk shkatërroi Daniel Dubois duke mos lënë asnjë dyshim se kush është boksieri më i mirë i peshës së rëndë në botë.
Usyk triumfoi me një nokaut të jashtëzakonshëm në raundin e 5-të dhe tani është 8-0 me fitore kundër luftëtarëve të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton GazetaBlic Sport.
Tony Bellew, Derek Chisora, Anthony Joshua (x2), Tyson Fury (x2), Daniel Dubois (x2), të gjitha këta boksierë të mëdhenj janë mposhtur nga kampioni legjendar ukrainas.

/GazetaBlic Sport/


