Lajme

Ushtroi dhunë mbi bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Prizren

12/16/2023 16:08
nga:Y I

Një person është arrestuar të premten në Prizren pasi dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Policia njofton se i njëjti në fshatin Greikoc dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë gjatë hetimit të rastit të dhunës në familje ka gjetur prova se i dyshuari Xh.L. i vitit të lindjes 1963 posedon armë pa leje”, thuhet në komunikatën për media.