Lajme

Ushtria serbe u pa pranë kufirit, Musliu: Pas dështimit në Banjskë, Serbia mund të provokojë edhe me forca zyrtare

03/22/2024 10:02
nga:Sh R

Të enjten kryeministri i vendit, Albin Kurti publikoi disa pamje, ku njësi të specializuara të ushtrisë serbe bëjnë disa lëvizje në afërsi të kufirit me Kosovën, më saktësisht lëvizjet ata i bëjnë në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut.

Të tilla lëvizje, kryeministri deklaroi se janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit.

Një reagim mbi këto lëvizje të ushtrisë serbe e ka bërë edhe drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu.

Musliu thotë se këto lëvizje ushtarake duhet shikuar si përgatitje për akt agresioni.

“Kosova duhet ta shikojë këtë lëvizje të forcave ushtarake të Serbisë si përgatitje për akt agresioni. Pas dështimit të agresionit përmes “little green man”, më 24 shtator 2023 në Banjskë, Serbia mund të provokojë tani edhe me forca zyrtare”, thotë Musliu.