Lajme

Ushtria serbe në afërsi të kufirit të Kosovës, ‘provokim’ apo ‘ushtrim detyre’?

10/14/2024 20:50
nga:N K

Të shtunën mbrëma, Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në ‘Facebook’, bëri të ditur që ushtria serbe i është afruar kufirit kosovarë, saktësisht atij në Kamenicë.

Ata ishin të vendosur 50 metra larg këtij kufiri.

I pari i vendit, e quajti këtë ‘provokim’, dhe që sipas tij ata me këtë veprim kanë synim nxitjen e tensioneve.

“Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës. Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve. Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre”, thuhet në njoftimin e tij.

Por, nga autoritetet serbe arsyetimi në lidhje me këtë çështje vie ndryshe.

Ata thonë se ushtria në fjalë ka kryer detyra të rregullta për sigurinë e linjës administrative, dhe se kjo ka qenë një ndalesë e kontrabantimit të drunjëve në mënyrë ilegale.

“Në postimin në rrjetet sociale shihen pjesëtarët e forcave të armatosura të Serbisë në zonën e sigurisë tokësore duke kryer detyra të rregullta për sigurimin e linjës administrative, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara”

“Autoritetet e sigurisë me aktivitetet e tyre kanë ndalur aktivitetet ilegale të bartjes së lëndëve drunore në territorin e Kosovës, me ç ‘rast hajdutët e drunjve kanë ikur në Kosovë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Në lidhje me këtë çështje, gjatë ditës së djeshme reagoi edhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci thekson se sipas ligjit serb, detyra e uajtjes së pyjeve i kërket rojeve të pyejve e jo ushtrisë.

“Prej kur paska filluar ushtria serbe të kryej detyra të ruajtjes së pyjeve dhe për më tepër me ushtarë të armatosur me armë dhe pajisje taktike si dhe me automjete të blinduara ushtarake? Sepse sipas ligjit të pyjeve të Republikës së Serbisë, konkretisht në nenin 40 të tij, është përcaktuar qartë se rojet e pyjeve në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave janë të vetmit zyrtarë për ruajtjen e pyjeve dhe pengimin e prerjes ilegale të tyre brenda territorit të Serbisë”, thuhet në reagimin e tij.

E, njohësi i sigurisë Fatmir Çollaku, në një intervistë dhënë për GazetaBlic e ndan të njejtin mendim se ushtria nuk ka të bëjë me këtë parandalim të kontrabandimit të drunjëve, që nuik është detyrë e tyre kjo, vetëm në raste më të mëdha.

“Ushtria s’ka të bëjë me parandalim të kontrabandimit sepse ushtria ka msion krejt tjeër, po flas për ushtrin e tyre në atë pjesë të kufirit. Parandalimi i kontrabandimit bëhet nga policit e këtij vemndi në rastin konkret, eventualisht në ndonjë bashkëpunim më i gjërë, kur bëhet fjalë për ndonjë  front të gjërë në kuptim e rrezikimit të sigurisë kufitare të njëri shtet apo tjetrit. Në raste mund të ketë edhe asistim nga ushtria, por jo në këto rrethana dhe formate çfarë janë”, tha ai.

Ndryshe, Çollaku veprimet nga ana e Serbisë i  quanë edhe luftë psikologjike, në atë mënyrë që të qëllimisht të zbatohen.

“Pra, është edhe një luftë edhe psikologjike nga ana e Serbisë, që  qellimisht të zbatohet kjo luftë, të ushtrohet, të realizohet për të përcjell mesazh te qytetarët e Kosovës, që Kosova është e rrezikuar dhe kësisoj të zbehet siguria e qytetarëve”, u shprej njohësi i sigurisë.

Ndër të tjera, ai thotë se këto janë strategji e vendit fqinjë, Serbisë, që ndikojnë direkt në sigurinë e vendit, dhe që sipas tij, këto veprime përcjell mesazhin se ne jemi afër dhe kësisoji parqetë një kërcënim indrekt dhe jo direkt.

“Realisht, shikuar këto dislokime të shpeshta apo lëvizje të shpeshta të ushtrisë dhe gjendamërisë nga ana e serbisë duke iu afëruar kufirit të Kosovës, nuk janë diçka e re sepse edhe më hereët kemi pasur. Këto janë taktizime të serbisë, është strategjia e Serbisë për të ndikuar në sigurinë e Kosovës, në kuptimin e mos përjetimit të sigurisë së qëndrueshme të qytetarëve dhe njëkohësishtë me pëcijell mesazhin se ne jemi afër dhe kësisoji paarqetë një kërcënim indrekt dhe jo direkt”, deklaroi ai.

Në përfundim, ai thotë se nuk duhet të ketë shqetësime aq serioze, pasiqë sipas tij, janë manovrime të shpeshta të Serbisë, që janë brenda skenarëve të ndryshëm që ata hartojnë në Beograd.

“Realisht këto nuk do të duhej të ishin shqetësime shumë serioze sepse realisht janë manovrime të shpeshta të Serbisë brenda skenarëve të ndryshëm që ata hartojnë në Beograd për të destabilizuar Koosvën, së paku për të denegruar në përshkallëzim të situatës gjithnjë duke e atakuar sigurinë nacionale”, përfundoi ai.

E, GazetaBlic, ka dërguar pyetje në lidhje me këtë çështje tek KFOR-i, se si qëndrojnë informacionet e tyre mbi këtë veprim dhe se a shihet rrezik për sigurinë  e vendit, por të njejtit deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Vlen të cekët se, në lidhje me këto veprimeve, së fundmi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga NATO-ja që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.

/GazetaBlic/