Lajme

Ushtria ruse nuk ndalen, e rrëmbejnë kryetarin e një komune ukrainase

03/11/2022 18:15
nga:Genita C

Kyrylo Tymoshenko, zëvendës shef i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Telegram për rrëmbimin e kryetarit të Melitopolit të Ukarinës, Ivan Fedorov.

“Sipas informacioneve paraprake, një orë më parë pushtuesit rrëmbyen kryetarin e Melitopolit, Ivan Fedorov”, ka shkruar ai, raporton Ukrinform.

Anton Herashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm, ishte i pari që raportoi për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopol.

Sipas tij, 10 persona kanë hyrë në ambientet e qendrës së krizës, i kanë vënë një thes në kokë kryetarit të Melitopolit dhe e kanë çuar në drejtim të panjohur.