Lajme

Ushtria ruse në Kharkiv granaton spitalin psikiatrik me 330 persona brenda

03/11/2022 10:44
nga:Astrit Gashi

Autoritetet lokale në Ukrainë kanë njoftuar se forcat ruse kanë granatuar spitalin psikiatrik në Kharkiv.

Guvernatori i qytetit ka thënë se nuk ka fjalë të përshkruaj dëmet dhe sipas tij besohet se 330 persona ishin brenda spitalit, në momentin kur ka ndodhur sulmi, raporton Reuters.

Kharkiv gjendet shumë afër kufirit Ukrainë-Rusi, dhe vazhdimisht ka qenë i rrethuar nga forcat ruse.

Ndryshe forcat ruse sot kanë filluar sulmet e ashpra në pjesën perëndimore të Ukrainës, duke bombarduar aeroportet.