Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë thënë se po “vazhdojnë të sulmojë objektivat në territorin iranian”, si pjesë e operacionit të nisur “Rising Lion”.
Izraeli filloi të kryejë një valë sulmesh kundër Iranit gjatë natës, me IDF-në që tha se kishte në shënjestër objektet bërthamore dhe shefat ushtarakë. Shefi i Gardës Revolucionare Hossein Salami dhe figura të tjera të larta ushtarake janë vrarë, konfirmuan IDF dhe Irani.
Irani thotë se gjashtë shkencëtarë janë vrarë, me mediat shtetërore që raportojnë se civilë, përfshirë fëmijë, janë në mesin e të vdekurve – megjithëse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, siç raporton BBC.


