Ushtria izraelite ka thënë të martën se 21 ushtarë të saj janë vrarë në Rripin e Gazës, duke e konsideruar këtë si sulmin më vdekjeprurës ndaj forcave të saj në luftën tremujore kundër Hamasit.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Rezervistët kanë qenë duke përgatitur mjete shpërthyese për t’i shkatërruar dy ndërtesa në qendër të Gazës, të hënën, kur një militant ka lëshuar granatë në tankun e afërt, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, raporton CNN.
Shpërthimi i ka aktivizuar mjetet shpërthyese, duke rezultuar me rrëzim të ndërtesave teksa ushtarët kanë qenë brenda.
Numri i madh i të vdekurve mund të shënojë momentum të ri në thirrjet për Izraelin që të pauzojë ofensivën apo edhe t’i japë fund asaj.


