Lajme

Ushtria izraelite publikon pamjet, si u realizua operacioni në një fabrikë raketash në Siri

01/02/2025 20:49
nga:Mergim Rreci

Ushtria izraelite ka publikuar të enjten materiale vizuale dhe prova në lidhje me një nga misionet të cilësuar si më i vështiri dhe më të rrezikshëm që Tel Avivi ka kryer ndonjëherë në tokën siriane.

Operacioni, i koduar “Deep Layer”, u zhvillua sipas autoriteteve të Izraelit, disa muaj përpara rënies së regjimit të Asadit dhe shkatërrimit të 90% të mbrojtjes ajrore të Sirisë.

Sipas Izraelit kishte për qëllim shkatërrimin e një fabrike sekrete nëntokësore ku Irani prodhoi raketa dhe sisteme armësh për Hezbollahun në Liban.

Sipas të dhënave të publikuara po nga autoritetet izraelite, në operacion morën pjesë 120 drejtues të trajnuar posaçërisht, të cilët morën urdhër më 8 shtator dhe mbërritën në vendndodhjen e “instalimit të veçantë” me helikopterë specialë ushtarakë.

Zona ishte në një thellësi prej më shumë se 100 metra, e njohur për izraelitët që nga viti 2017 dhe dy muaj para operacionit ata arritën të mblidhnin të dhëna të mjaftueshme për të realizuar një plan për ta shkatërruar.

Personat që drejtuan operacion u trajnuan për të paktën dy muaj për kushtet dhe terrenin që do të gjenin dhe gjithashtu për shpejtësinë me të cilën do të duhej të vepronin që në momentin që do të zbarkonin në vend. Ky operacion u zhvillua më shumë se 200 kilometra nga kufiri sirian-izraelit dhe është një nga më komplekset dhe më të rrezikshmit.