Lajme

Ushtria izraelite kryen 20 sulme ajrore ndaj Iranit

03/26/2026 20:09
nga:G B

Forcat Ajrore izraelite kanë kryer afërsisht 20 sulme ajrore në Iranin perëndimor.

Përmes një postimi në X, IDF tha se forcat ajrore hodhën municione në vendet e përdorura për magazinimin dhe lëshimin e raketave balistike dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore, raportohet BBC.

Ai shton se ushtarët që vepronin në këto vende siç thuhet, “u eliminuan”.