Lajme

Ushtria izraelite: Kemi goditur 300 objektiva në Rripin e Gazës

1 vitë më parë
nga:Gazeta Blic

Ushtria izraelite, në një përditësim rreth ofensivës ushtarake, deklaroi mëngjesin e sotëm se ka goditur 300 objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë në X se ajo filloi sulmet “nga ajri në ditën e fundit, duke përfshirë shtabet operative, tunele luftarake nëntokësore, depot e IED, vendet e prodhimit të IED dhe pozicionet e lëshimit antitank”.

IDF thotë se shënjestroi zonën rreth Jabalia në Gazën veriore dhe “shkatërroi” një tunel që zbuloi në Beit Hanoun.