Lajme

Ushtria Izraelite: Janë vrarë rreth 10 komandantë të lartë të Hezbollahut

09/20/2024 20:37
nga:Y I

Rreth 10 komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Ibrahim Aqilin, tha një zëdhënës ushtarak izraelit.

Më parë, IDF-ja pretendoi se kishte vrarë kreun e sistemit operativ të Hezbollahut në një sulm në Bejrut, shkruan Sky News.

“Ky eliminim synon të mbrojë qytetarët e Izraelit,” tha zëdhënësi në një deklaratë të shkurtër.

Tutje, ai shtoi se Izraeli nuk po kërkon përshkallëzim rajonal.