Lajme

Ushtria izraelite: 15 ushtarë janë plagosur në Gaza dhe afër kufirit me Libanin në 24 orët e fundit

05/16/2024 19:57
nga:Y I

Ushtria izraelite thotë se 15 ushtarë të tjerë janë plagosur në Gaza dhe afër kufirit me Libanin gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo ushtri tha se 11 ushtarë u plagosën në betejat tokësore në Gaza dhe katër pranë kufirit të Izraelit me Libanin.

Sipas shifrave të fundit ushtarake, të paktën 626 trupa izraelite janë vrarë dhe 3 mijë e 494 janë plagosur që nga 7 tetor.

Ndërkaq, sipas autoriteteve të Gazës, më shumë se 35 mijë e 200 palestinezë janë vrarë dhe 79 mijë e 200 janë plagosur.