Lajme

Ushtria e Ukrainës pretendon se deri me tani ka vrarë 18.500 ushtarë rusë

04/05/2022 09:41
nga:Astrit Gashi

Ukraina pretendon se ka arritur t’i shkatërrojë më shumë pajisje ushtarake Rusisë në 24 orëshin e fundit.

Ushtria ukrainase ka publikuar raportin më të fundit sa i përket zhvillimeve në fronte – ku është bërë e ditur se kanë shkatërruar 29 tanke ruse – tri fluturake, duke i shkaktuar humbje të mëdha armikut.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes, në raportin e detajuar ka theksuar se Rusia ka humbur në 24 orët e fundit 14 mjete të blinduara patrulluese, dy sisteme artilerike, dronë si dhe sistem kundër-ajror.

Në anën tjetër, është bërë e ditur se numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë është ngritur në 18.500.