Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ka kryer dërgimin e ndihmës në veri të Gazës.
Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane thotë se operacioni përfshinte avionë C-17 dhe ushtarë amerikanë të specializuar në shpërndarjen ajrore të ndihmës humanitare.
Ndihma, e cila përfshinte ushqime, u hodh në veri të Gazës, një zonë që konsiderohet se është me nevojë të madhe, duke lejuar qasjen e civilëve në këto ndihma.