Lajme

Ushtari shqiptar në gjendje të rëndë, i bie të fikët në luftë me flakët

08/03/2021 21:24
nga:Genita C

Një ushtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore pas situatës që është krijuar nga zjarret që kanë përfshirë atë zonë.

Kujtojmë se sot një ushtar i shtetit shqiptar ka humbur jetën si pasojë e flakëve të marra, ndërsa gruaja e tij, është transportuar me urgjencë për në Tiranë, për ndërhyrje më të specializuara, shkruan Ora News.