Lajme

Ushtari i FSK-së largohet nga Kosova për një jetë më të mirë

11/22/2022 08:03
nga:Y I

Edhe një i ri do ta braktisë Kosovën. Kumanovë Shala, ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës në kazermën “New Born” në Gjilan, ka vendosur të largohet nga Kosova dhe të marrë rrugën e gurbetit.

Ai është nga Kleçka e Komunës së Lipjanit.

Kumanova është djal i Dalip Shalës, ishushtar i UÇK-së dhe shok i ngushtë i Ismet Jasharit-Komandant Kumanova, emrin që sot e mbanë djali i tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kumanova përmes një postim në rrjetin e tij social Facebook.

“Me datën 14.11.2022 pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës do tëë filloj një rrugëtim të ri jashtë Ushtrisë, por kjo nuk do të thotë që s’do të jem në shërbim të atdheut. Sa herë që Atdheu im ka nevojë për mua do të jem aty duke e mbrojtur me mish e gjak, falë dëshmorëve që ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë, Kosovën e pavarur dhe sovrane. Unë biri yt Kosovë 121”, ka shkruar Kumanova në Facebook.