Lajme

Ushtarëve të Kosovës u shërbehet bukë e mykur

11/06/2024 12:24
nga:Y I

Bukë e mykur u është shërbyer sot ushtarëve të Kosovës në njërën prej kazermave në Gjilan.

Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka publikuar dëshmi, ku shihet buka e mykur ndërsa datë skadence ka ditën e sotme (06.11.2024).

Ai fton Prokurorinë e Shtetit që urgjentisht të merret me ata, siç thotë Syla “që janë të perfshirë në hajni edhe në bukën e ushtarëve”

Reagimi i plotë:

Kjo copë buke sot u është servuar ushtarëve të Republikës së Kosovës në njërën prej kazermave në Gjilan.

Prej dy muajsh, djemtë dhe vajzat që kanë përgjegjësi janë të uritur dhe të kequshqyer, sepse zyrtarë të lartë të regjimit të Albin Kurtit, kanë zgjedhur të vjedhin në vend që të kujdesen për mirëqenien e ushtarëve të vendit tonë.

Prokuroria e shtetit duhet urgjentisht të merret me ata që janë të përfshirë në hajni, madje edhe në vjedhjen e bukës së ushtarëve.