Lajme

Ushtarët kroatë të KFOR-it stërviten për të shtëna me armë

01/28/2025 17:37
nga:Sh R

Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it kanë kryer një stërvitje me të shtëna të armëve, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s në një postim në Facebook.

Këto aktivitete stërvitore, siç tha KFOR-i, u mundësojnë ushtarëve t’i përsosin teknikat e tyre të shënjestrimit dhe të përdorimit të armëve.

KFOR-i përsërit si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i thotë thekson gjithashtu se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit (EULEX).