Lajme

Ushtarët italianë të KFOR-it kryejnë stërvitje specifike në liqenin e Ujmanit

12/31/2023 12:41
nga:G C

Ushtarët italianë pjesë e misionit të KFOR-it në kanë përfunduar disa stërvitje specifike në liqenin e Ujmanit.

KFOR ka njoftuar se stërvitjet kanë zgjatur disa orë ku edhe kanë bërë demonstrimin e disa aktiviteteve në ujë.

“Lagunari italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në veri të Kosovës si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO së fundi kreu stërvitje specifike në liqenin e Ujamanit”, thuhet në njoftim.

KFOR njofton se ushtrimet kanë zgjatur rreth katër orë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet mes tjerash në njoftim.