Lajme

Ushtarët italian patrullojnë në kufirin Kosovë – Serbi

02/16/2025 12:22
nga:G B

Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se kanë realizuar një patrullim të kufirit Kosovë-Serbi.

Në njoftim thuhet se patrullimi është në zonën e Istogut nga ushtarët italian të KFOR-it.

Tutje sipas KFOR-it, është bërë në këmbë dhe mjete të motorizuara.

Aty thuhet se në atë zonë ka prani të vazhdueshme të ushtarëve.