Ushtarët gjermanë dhe letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it, kryen patrullë të përbashkët në veri të Kosovës.
Sipas KFOR-it, patrullimi i përbashkët lejon që ushtritë e dy kombeve të punojnë së bashku për të rritur sigurinë në mbarë Kosovën.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it.