Lajme

Ushtarët e Kosovës pjesë e ushtrimit fushor “Dimali 24” në Shqipëri

09/26/2024 21:25
nga:Sh R

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës marrin pjesë në ushtrimin fushor “Dimali 24” në Shqipëri

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ishin pjesë e ushtrimit fushor “Dimali 24” të mbajtur në Republikën e Shqipërisë, si pjesë e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

Ushtrimi u realizua pas ftesës së pranuar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FARSH) dhe u organizua nga Batalioni i Parë i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të FARSH-së. Ky aktivitet kishte si qëllim rritjen e ndërveprueshmërisë së strukturave ushtarake në një mjedis shumëkombësh dhe të ndërlikuar.

Sipas njoftimit nga FSK-ja, pjesëmarrja në këtë stërvitje shërbeu për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet forcave ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e stërvitjeve të përbashkëta në rritjen e aftësive operacionale dhe të sigurisë së përbashkët.