Lajme

Ushtarët e KFOR-it trajnohen për kontroll të trazirave

3 ditë më parë
nga:Sh R

Karabinierët italianë dhe Policia Ushtarake çeke e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it kanë kryer në Prishtinë një demonstrim operacional të trajnimit për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave, njofton KFOR.

KFOR-i ka thënë se ky aktivitet nxjerr në pah “rëndësinë e ndërveprueshmërisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, të cilat janë thelbësore për sigurimin e ndërhyrjeve efektive dhe të koordinuara në misionet stabilizuese dhe menaxhimin e rendit publik”.

KFOR-i ka bërë të ditur se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.