Pjesëtarë të KFOR’it kanë zhvilluar sot trajnimin për shkatërrimin e mjeteve të rrezikshme të pashpërthyera, në Drenicë.
Përmes një njoftimi në Facebook, KFOR’i thotë se po vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.