Lajme

Ushqimi i FSK’së, Maqedonci thotë se furnizimi gjithmonë bëhej në ditën e fundit: Hapësirë për keqpërdorime

10/06/2024 20:27
nga:G B

Lëvizja Vetëvedosja ka zhvilluar ngjarjen partiake, ku kanë folur edhe për sferën e sigurisë sesi e kanë qeverisur atë.

Në këtë panel ka marrë pjesë edhe Ejup Maqedonci, ministër i Mbojtjes.

Ai ka thënë se janë shpenzuar 238 milionë euro deri në vitin 2023 për blejen e sistemeve të sotisfikuara të armatimit.

Po ashtu, ai ka përmendu stuatën në veri, ku thotë se është përmirësuar duke përmendur kështu sinkronzimin e institucioneve të sigurisë.

Së fundmi, ka pasur kritika për ushqimin që iu servohet pjesëtarëve të FSK-së, rezultat i skadimit të kontratës për furnizim me ushqim për FSK-në. Në deklaratën e Maqedoncit të cilën e shpërndau Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se “prej vitit 2015 e deri në këtë vit furnizimi gjithmonë ka qenë përmes konceptit ekstrem emergjent, domethënë në ditën e fundit”.

“Ai tha se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim andaj është vlerësuar që të vazhdohet me konceptin e vetëqëndrueshmërisë që është përbrenda vizionit tonë për një ushtri të kompletuar pra që kujdeset për secilin aspekt edhe atë të sigurimit të ushqimit që i duhet”, citohet Maqedonci.