Usher ka treguar se kush ishte simpatia e tij e parë.
Këngëtari 45-vjeçar së fundmi u martua me Jenn Goicoechea, partneren e tij për rreth tetë vjetësh.
Së fundmi, artisti tregoi se simpatia e tij e parë është person i famshmën.
“Simpatia ime e parë nga të famshmit ishte Chilli”, tha Usher. “Isha diku 11 ose 12 vjeç”. Ai më pas tregoi se me të ishte në lidhje nga viti 2001 deri në vitin 2004.
Në shkurt, këngëtari i “Love in this Club” zbuloi se i kishte propozuar Chillit para ndarjes së tyre.
“Doja të martohesha me të. I propozova por ajo më tha jo. Kam kaluar nëpër një dhimbje të madhe, duke mos iu besuar më grave”, tha ai.