Uruguai nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë ndaj Koresë së Jugut.
Kombëtarja nga Amerika e Jugut ka barazuar me rezultat 0-0 ndaj jugkoreanëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Uruguai kishte raste të mira shënimi duke arritur të godiste edhe shtyllën.
Valverde kërcënoi ashpër me një goditje të fortë nga distanca në minutën e 88’të të takimit. Goditjen e tij e ndali shtylla e portës së portierit, Kim.
/GazetaBlic Sport.