Kënkëtarja bukuroshe Nora Istrefi ka uruar fansat për Kurban Bajram.
Ajo shfaqet me një fustan ngjyrë të zi shumë të shkurtër dhe që i nxjerr barkun jashtë. Gjithashtu ka veshur një palë çizme të gjata. Një veshje ndoshta e zakonshme për një këngëtare, por jo etike nga pikëpamja e fesë islame.
“Me fat Kurban Bajramin”, shkruan Nora bashkëngjitur me pozat e saj ku duket mjaft seksi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndjekësve të këngëtares, të cilët e kanë cilësuar këtë veshje si të papërshtatshme për të uruar për këtë festë.
“Katastrofë! A për Bajram vishet kështu, njeri ma mirë me shku ndonjë klub nate. Tmerr për Bajram me këtë veshje”, janë disa nga komentet që e kanë kritikuar Nora Istrefin.




