E ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati ishte pjesëmarrëse në festimet me rastin e përvjetorit të 18-të pavarësisë së Kosovës.
Lidhur me pjesëmarrjen e zyrtares amerikane është deklaruar përmes një njoftimi edhe ambasada.
“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati iu bashkua udhëheqësve të Kosovës në festimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë!”, thuhet në postim, transmeton Klankosova.tv.


