Lajme

Urdhri nga ‘lartë’ – Ardian Gjinin e habit presioni i Qeverisë Kurti për listën e pagave për grevistët

08/30/2022 13:33
nga:N M

“Deri në ora 14:00”, kështu nis një urdhër nga ministria e Financave për kryetarët e komunave që deri në këtë orë të datës së sotme (30 gusht) të nisin në Thesar listës e pagave të të gjithë grevistëve në nivel të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Krejt kjo kërkesë e ministrit Hekuran Murati por edhe e minsitres së Arsimit Arbëri Nagavcit po çudit disa kryetar të komunave të Kosovës.

Ardian Gjini kryetar i Gjakovës i kontakuar nga Gazeta Blic thotë se një kërkesë e tillë nga “lartë” është totalisht e pakuptimitë.

“Administrata është në grevë. Nuk ka kush t`i përpiloj këto lista dhe poashtu është kërkesë e habitshme”, ka thënë shkurt Gjini.

Gazeta Blic më herët raporti se si dy ministritë MEF dhe MASHT po bëjnë presion përmes mekanizmave të tyre mbi komunat e Kosovës për të siguruar listën e pagave të të gjithë grevistëvë të Arsimit, në mënyrë që për aq ditë sa janë në grevë t`u ndalen pagat nga buxheti i shtetit.

Ekskluzive || Qeveria Kurti nis “hakmarrjen”, me të gjitha mekanizmat presion mbi komunat: Duam listën e pagave të grevistëve (dokument)