I është caktuar një muaj paraburgim 30 vjeçarit, i cili dyshohet se e ka vrarë nënën e tij në Restelicë të Dragashit.
Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se është urdhëruar ekzaminimi psikiatrik për të dyshuarin.
Ky ekzaminim duhet të kryhet sa më shpejtë që të jetë e mundur, por jo më gjatë se afati prej dy javësh nga dita e lëshimit të urdhëresës.
“Pas kryerjes së ekzaminimit, raporti dhe ekspertiza, ti dorëzohet Prokurorinë Themelore Prizren, dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.


